Operacion i Policisë me AKI’në- Bastiset objekti i Arsenijeviqit, gjendet arsenal armësh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion i Policisë me AKI’në- Bastiset objekti i Arsenijeviqit, gjendet arsenal armësh

    Insajderi
    22 June 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, si dhe në monitorim të KFOR’it dhe EULEX’it, kanë realizuar një basitsje në Vallaq të Zveçanit.

    Siç njofton ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgjatë operacionit është bastisur një objekt për të cilin kanë informacione se i përket politikanit serb, Aleksnadar Arsenijeviq, shkruan Insajderi.

    “Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe prokurorinë me monitorim nga KFOR dhe Eulex, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme. Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic”, thuhet në njoftim.

    “Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi i Sveçlës.

    “Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark