Operacion ndërkombëtar antidrogë, 10 persona ranë në pranga në Itali, arrestohet 24 vjeçari në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion ndërkombëtar antidrogë, 10 persona ranë në pranga në Itali, arrestohet 24 vjeçari në Shqipëri

    Insajderi
    12 February 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona.

    10 të përfshirë në trafikun e drogës ranë në pranga në Itali, kurse një tjetër në Shqipëri.

    Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.

    Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar K. L., 24 vjeç.

    Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian.

    Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, u vunë në pranga në Itali, 10 shtetas. Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark