Dogana e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se po merr pjesë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Kladius”.
Sipas njoftimit thuhet se, në kuadër të këtij operacioni, në Vërmicë u parandalua një kontrabandë me duhan.
“Sot njësitet e Doganës pjesëmarrëse në operacion kanë ndaluar një automjet që vinte nga Republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme. Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Ndryshe ky operacion ndërkombëtar do të zgjasë rreth 5 ditë.