Operacion policor në lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicë, Insajderi sjell detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacion policor në lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicë, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    26 April 2022 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion policor në lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicën e Veriut.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënës për media, Baki Kelani, beri të ditur se nga ky aksion nuk ka të arrestuar.

    “Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve. Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion”, tha ai.

    Ndërkohë, që konfirmoi se dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës.

    “Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, tha ai.

    Mëngjesin e sotëm një njësi patrulluese është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

    Sulmi i sotëm ndaj Policisë së Kosovës është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark