
Operacioni antidrogë që është duke u zhvilluar në qytetin e Prizrenit ka rezultuar me tre persona të arrestuar, shkruan Insajderi.
Një laborator i drogës është bastisur në një banesë në Prizren. Aty janë sekuestruara sasi e madhe e drogës.
Dy nga personat e arrestuar janë: Armando Simonak dhe Fejsal Hajredini.
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka konfirmuar për Gazetën Insadjeri vazhdimin e aksionit anti drogë.
“Po mund të ju konfirmoj se është duke zhvilluar aksioni. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar”, tha ai për Insajderin.
Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, siç shihen edhe në fotot e dërguara nga vendi i laboratorit.