Operacioni anti-drogë | Shkatërrohet banda italo-shqiptare, kapen 40 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Operacioni anti-drogë | Shkatërrohet banda italo-shqiptare, kapen 40 persona

    Insajderi
    20 November 2023 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Karabinierët kanë kryer një operacion të madh antidrogë midis Ligurias, Sardenjës, Romagnas, Msrche dhe Abruzzos.

    Në kuadër të këtij operacioni është goditur një bandë italo-shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

    Janë dhënë gjithsej 40 masa sigurie, 22 prej të cilave janë “arrest me burg”.

    Operacioni filloi në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, 20 nëntor.

    Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.

    I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

    Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha droge.

    Operacioni, nisur nga rrjeti i njohjeve mes anëtarëve, u quajt “Familja dhe Miqtë”.

    Mediet italiane nuk kanë dhënë ende detaje për personat e arrestuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark