
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të martën kanë zhvilluar një aksion në dymbëdhjetë lokacione, ku janë arrestuar dhjetë persona, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit dhe ndotje e degradim të mjedisit.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar në Brezovicë, Shtëprcë, Ferizaj dhe Prishtinë.
Sipas policisë janë konfiskuar para, armë, vetura, aparat për prodhimin e kripto valutav si dhe mjetë të reja
“Me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar 12 lokacione të ndryshme. Gjatë bastisjes janë konfiskuar: një sasi e konsiderueshme para të valutave të ndryshme, armë të ndryshe, një sasi e municionit, vetura, aparat për prodhimin e kripto valutave si dhe pajisje të ndryshme elektronike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njoftoj policia.