Joao Felix, Joao Cancelo dhe Marcos Alonso që nga sot nuk do të jenë më në shërbimet e FC Barcelonës.
Kjo, pasi që Felix dhe Cancelos iu ka skaduar periudha e huazimit, teksa Alonsos s’iu është vazhduar më tutje kontrata me klubin blaugranas, shkruan Gazeta Insajderi.
Këtë e ka njoftuar vetë klubi përmes një komunikate zyrtare.
Pozitat që do të mbeten të zbrazura, përflitet t’i mbulojnë Nico Williams i Athletic Bilbacos, Jeremy Frimpong i Bayer Leverkusen dhe Aleix Valle, i cili qëndroi në formë huazimi për një vit tek Levante.
Frimpong dhe Williams janë dy lojtarët që trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur dëshirën që t’i ketë në ekipin e tij. /Insajderi.org/