Operacioni ‘Goditja’, policia njofton për arrestimin e 72 personave për pesë ditë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Operacioni ‘Goditja’, policia njofton për arrestimin e 72 personave për pesë ditë

    Insajderi
    13 August 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, njofton se për pesë ditë, nëpërmjet operacionit ‘Goditja’ ka arrestuar 72 persona, si dhe ka konfiskuar 34 armë.

    Ky urdhër operativ, sipas PK-së, vazhdon të ketë fokus zonat urbane dhe po zbatohet në mbarë territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:

    • Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,
    • Janë kontrolluar 12038 vetura,
    • Janë kontrolluar 229 lokale,
    • Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe
    • Janë konfiskuar 34 armë.

    “Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet tjera antiligjore të parandalohen dhe zvogëlohen sa më shumë”, vijon njoftimi.

    Policia i fton të gjithë ata që posedojnë, ose janë prezent në situata ku mund të ketë shkelje ligjore, dukuri tjera tëndaluara, ku shfaqen situata ku mund të rrezikohet jeta e qytetarëve, ta lajmërojnë policinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark