Operacioni i antidrogës “Golfi” - Arrestohen edhe dy persona që ishin në arrati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni i antidrogës “Golfi” – Arrestohen edhe dy persona që ishin në arrati

    Insajderi
    15 January 2024 - 23:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Operacioni i antidrogës të koduar me emrin “Golfi” ka vazhduar ende nga Policia e Kosovës. Ky operacion ka përfunduar me arrestimin edhe të dy personave lidhur me veprën penale të shitblerjes të substancave narkotike. Ndërsa, katër persona ishin arrëstuar të dielën.

    Policia bën të ditur se fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMW, ngjyrë e bardhë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale Y.A, i lindur në vitin 1997, ku gjatë kontrollit në trup i janë gjetur 1 mijë e 100 euro dhe tre telefona të llojit IPHONE.

    Për këtë rast, Policia e Kosovës ka dhënë detaje ku ka arrestuar edhe dy persona të tjerë. Duke e çuar numrin në gjashtë.

    ”Në vazhdën e hetimeve dhe vazhdimit të realizimit të operacionit të antidrogës të koduar me emrin “Golfi”, sot me datën 15.01.2024 njësia e antidrogës në Prishtinë kanë arritur t’i lokalizojnë edhe dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati me iniciale (G.M. dhe Sh. M.) të cilët ndodheshin në kërkim nga data 13.01.2024, që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e cekur më lart”.

    “Gjatë një operacioni taktik sot reth orës 14:00 Njësia e antidrogës në Prishtinë në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin G.M., në brendi të shtëpisë së cilën strehohej, kurse Sh.M. është arrestuar në një shtëpi afër gjatë tentim arratisjes”.

    “Në lokacionin/shtëpinë në të cilën ishin duke u strehuar të dyshuarit janë gjetur dëshmi relevante si në vijim: një revole me një karikator dhe 16 fishek, tre karikator të armës AK-47, një lidhëse e Trombllonit, dy pajisje për pastrim të armës, si dhe një qese me narkotik të dyshuar të llojit Mariuhan me peshë 6.4 gramë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    “Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të renda ku me urdhër të tij i dyshuari Sh. M. dërgohet në burg për vuajtje të dënimit prej dy vite e gjashtë muajsh, kurse i dyshuari G.M. dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark