Operacioni i madh i anti-drogës në Shqipëri, shkon në 75 numri i të arrestuarve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni i madh i anti-drogës në Shqipëri, shkon në 75 numri i të arrestuarve

    Insajderi
    04 February 2024 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit të madh “Tempulli 2” ka arrestuar një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, duke e çuar kështu në 75 numrin e të ndaluarve.

    Deri më tani përmes këtij operacioni janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, dhe para në vlerë prej gati 35 mijë eurosh.

    Sipas Policisë së Shtetit,të dielën u ndalua edhe shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark