
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor mëngjesin e sotëm në tri lokacione në Vushtrri.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se janë kontrolluar dy lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacion në qytetin e Vushtrrisë.
Insajderi, përmes burimeve merr vesh se aksioni është zhvilluar tek familja Gërbeshi në Vushtrri të cilët janë të dyshuar për Fajde.
Sipas njoftimit të Prokuorisë, janë arrestuar tre persona, një nga ta ishte në kërkim.
Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.
Lidhur me aksionin e zhvilluar paraditen e së dieles, Insajderi mëson se aksooni është zhvilluar nga policët e rajoneve të tjera për shkak të dyshimeve për për përfshirjen e policëve nga Vushtrria me rastin.
Gazeta Insajderi muaj më parë kishte intervistaru një viktimë të familjes Gërbeshi nga Vushtrria. Liridon Osmani ishte rrahur brutalisht nga grupi i Gërbeshëve pasi një konflikti që ndërlidhet me fajde. Konkretisht problem me disa prona.
Sipas Osmanit, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta, në momentin kur ai po e shoqëronte të bijën në shkollë.
Intervista me Liridonin: