Operacioni i madh në Kaçanik, drejtori i Policisë jep detaje- tregon numrin e të arrestuarve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni i madh në Kaçanik, drejtori i Policisë jep detaje- tregon numrin e të arrestuarve

    Insajderi
    21 April 2025 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje lidhur me aksionin e së hënës në Kaçanik lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

    Hoxha ka bërë të ditur se janë arrestuar shtatë të dyshuar për pjesëmarrje në vrasjen e rreshterit Lika. Këto ai i ka bërë të ditur në konferencën e ftuar të hënën, shkruan Insajderi.

    Sot kemi konkretizu një operacion policor që u zhvillu ën Kaçanik, me qëllim të zbatimit të urdhëresës së gjykatës së Ferizajt. Gjatë këtij operacioni janë bastis 9 lkacione, një në Klinë. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë që dyshohen në pjesëmarrje të planifikimit dhe vrasjes së rreshterit tonë. Janë në proces të intervistimit të dyshuarit”, ka bërë të ditur Hoxha.

    Drejtori i Policisë ka thënë se përgjatë operacionit është sekuestruar edhe një armë zyrtare. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark