Operacioni “Këmbëza”, Interpol kap armë në 23 shtete – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Operacioni “Këmbëza”, Interpol kap armë në 23 shtete

    Insajderi
    21 April 2017 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me qindra armë, ndër të cilat edhe një raketë hedhëse e një mitraloz, janë sekuestruar gjatë një operacioni ndërkombëtar policor të udhëhequr nga Interpoli.

    Shënjestra e ndërhyrjes, sipas Euronews, ishte trafikimi i paligjshëm i tyre nga vendet e Ballkanit dhe Europës lindore. Në total, u kapen 321 armë zjarri. Shqetësimet në rritje mbi terrorizmin dhe trafikun e paligjshëm të armëve e kanë kthyer krijimin e një rrjeti të fuqishëm policor në objektiv të rëndësishëm të operacionit “Këmbëza” .

    “Suksesi nuk matet vetëm me numrin e kontrolleve, personat e arrestuar apo numrin e sendeve të sekuestruara. Përmes sinkronimit të veprimeve të policisë në të njëjtën kohë në vende të ndryshme , ne i dërgojmë kriminelëve një mesazh të qartë. Efektivë policie nga shtete të ndryshme të botës bashkojnë forcat e punojnë bashkë kundër krimit të organizuar”, tha Branislav Pavlovic, kreu i Interpolit, Sarajevë.

    “Thuajse çdo armë zjarri e kapur vjen nga një vend tjetër. Kështu, një shtet mund ta aktivizojë legjislacionin e armëve të tilla, por nuk e kontrollon dot se çfarë ndodh në vende të tjera. Kështu, ndërsa armë lëvizin në të gjithë kontinentin e Europës, mund të cënohet edhe siguria e qytetarëve të ndodhur 500 apo 1000 km larg”, tha John Hageman, shef i programit te armëve të zjarrit, Interpol.

    Gjatë operacionit që mbuloi 23 vende e përfshin 8.000 efektivë nga shtetet pjesëmarrëse, u vunë në praga 149 persona. Euronews sqaron se për një periudhë kohe 48 orëshe nga data 6 deri ne 8 prill janë konfiskuar rreth 20.000 municione.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark