Sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor që ndërlidhet me fajdet.
Lidhur me rastin për Gazetën Insajderi ka dhënë detaje zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, i cili tha se në Pejë janë ndaluar katër persona.
Ata dyshohen për “Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”.
“Me kërkese te Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Renda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetence territoriale të Prokurorisë Themelore ne Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit 4 persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, tha Shkodran Nikçi për Insajderin.
Ndërsa burimet e Gazetës Insajderi kanë bërë me dije se janë arrestuar tre burra dhe një grua.