Operacioni me 17 të arrestuar në Prizren, këto janë disa nga kompanitë e përfshira - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni me 17 të arrestuar në Prizren, këto janë disa nga kompanitë e përfshira

    Insajderi
    04 June 2025 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka realizuar një operacion madhor që nga mëngjesi i së mërkurës. Në pranga kanë rënë 17 të dyshuar për degradim të ambientit, shkruan Insajderi.

    Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë se operacioni është realizuar në 14 lokacione.

    Gazeta Insajderi raportoi më herët me burime se ky operacion kishte synim goditjen e krimit kundër ambientit.

    Insajderi poashtu merr vesh që në mesin e disa kompanive qeë janë kapur në këtë krim, dhe mjetet e të cilave janë bllokuar nga Prokuroria janë: “Likaj”, “Dili Commerc”, “Betonjerk Doni”, “Burimi”, “Kalimashi”, dhe disa kompani të tjera.

    Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, ka thënë se operacioni është realizuar në 14 lokacione.

    “Janë sekuestruar 38 mjete pune të ndryshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, që shtrihen nga Krusha e Vogël deri në Landovicë”, tha Kryeziu.

    Kreu i organit të akuzës në Prizren theksoi përveç hetimeve të detajuara, janë përdorur edhe materiale filmike të mbledhura gjatë ditës dhe natës, të cilat besohet se do të shërbejnë si prova të forta për ndjekjen penale të të dyshuarve.

    “Kemi marrë filmime ditën dhe natën, dhe besoj që kemi arritur të sigurojmë prova të mjaftueshme për t’i vendosur para drejtësisë,” deklaroi Kryeprokurori i Prizrenit para mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark