Operacioni me 18 të arrestuar në Prizren /Lista e kompanive që u përfshinë, dyshohen për krim ndaj ambientit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Operacioni me 18 të arrestuar në Prizren /Lista e kompanive që u përfshinë, dyshohen për krim ndaj ambientit

    Insajderi
    06 June 2025 - 23:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    18 persona u arrestuan të mërkurën në Prizren pas një operacion madhor të Prokurorisë Themelore në Prizren.  Ata dyshohen për degradim të ambientit. Gjykata megjithatë ka vendosur që të mos i dërgojë paraburgim, por vetëm në arrest shtëpiak.

    Insajderi ka siguruar ekskluzivisht listën me emrat e arrestuar nga operacioni që kishte synim goditjen e krimit kundër ambientit.

    Personat e arrestuar në këtë aksion janë: Shpejtim Likaj, Miftar Likaj, Flamur Likaj, Armend Likaj, Hasan Kalimashi, Rifat Kalimashi, Fadil Gashi, Naser Elshani, Burim Krasniqi, Ilion Shala, Faton Kalimashi, Tahir Muharremi, Sead Duraku, Valon Duraku, Haxhi Elshani, Haki Salluka, Daut Muharremi, Xhemal Ukaj.

    Po, kush janë kompanitë e përfshira?

    Insajderi ka siguruar edhe emrat e kompanive që dyshohen se janë kapur në këtë krim.

    Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore ka kryer kontrolle në këto kompani:

    -Në biznesin ABI Lika me Pronar Zenel Lika

    Mbi biznesin – Seperacionin “Kalimashi 1” SH.P.K. pronë e të dyshuarit Hasan Kalimashi

    Në bisnesin “Landovica –F” , në pyetje është marrë Rifat Kalimashi.

    Në biznesin ”Dili Comerce” që gjendet në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit, Procesverbali i marrjes në pyetje për të dyshuarin Fadil Gashi

    Në bisnesin “Doni-Beton” që gjendet në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit. Procesverbali i marrjes në pyetje për të dyshuarin Naser Elshani

    Për kontrollin e zhvilluar në biznesin “Burimi-Beton”, procesverbali i marrjes në pyetje për të dyshuarin Burim Krasniqi

    Në bisnesin “Unimont” që gjendet në fshatin Krushë e Vogël të Komunës së Prizrenit., procesverbali i marrjes në pyetje për të dyshuarin Ilion Shala

    Për kontrollin e zhvilluar në seperacionin “Dibrani” që gjendet në fshatin Krushë e Vogël me pronar Daut Muharremi.

    Për kontrollin e zhvilluar në seperacionin “Drini Holding” që gjendet në fshatin Piranë me pronar Xhemajl Ukaj.

    Operacioni u realizua në 14 lokacione

    Në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, dje ka thënë se operacioni është realizuar në 14 lokacione.

    “Janë sekuestruar 38 mjete pune të ndryshme, me një vlerë të përgjithshme rreth 2 milionë euro. Arrestimet janë kryer në zona të ndryshme, që shtrihen nga Krusha e Vogël deri në Landovicë”, tha Kryeziu.

    Ai në një konferencë për media tha se aksioni ishte rezultat i një hetimi intensiv katërmujor.

    “Kemi zhvilluar hetime ndaj personave që kanë degraduar mjedisin. Këta të pandehur kanë vepruar që nga viti 2016. Asnjë prej operatorëve ekonomikë nuk kanë pasur licenca për nxjerrjen e rërës dhe zhavorrit,” theksoi ai.

    Kreu i organit të akuzës në Prizren theksoi përveç hetimeve të detajuara, janë përdorur edhe materiale filmike të mbledhura gjatë ditës dhe natës, të cilat besohet se do të shërbejnë si prova të forta për ndjekjen penale të të dyshuarve.

    “Kemi marrë filmime ditën dhe natën, dhe besoj që kemi arritur të sigurojmë prova të mjaftueshme për t’i vendosur para drejtësisë,” deklaroi Kryeprokurori i Prizrenit para mediave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark