
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona sot pasi ka bastisur tetë lokacione në rajonin e Prishtinës.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të arrestuarit dyshohen për veprë penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”.
Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar: një pushkë automatike AK-47, 23 fishekë, dy magazina (karikator), një bajonetë, një thikë, 78 gram të substancës së dyshuar narkotike, si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefon celularë.
Sinjali raporton se të dyshuar në këtë rast janë: Florim Krasniqi, rreth 30-vjeçar, Altin Berisha, rreth 23-vjeçar, Ridvan Hajdari, rreth 19-vjeçar dhe Enis Sherifi, rreth 27-vjeçar.
Pas procedurave të intervistimit dhe dokumentimit të provave, me urdhër të Prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse pas këtij rrjeti fshihet strukturë më e gjerë kriminale.