Inspektorati Policor së bashku me Prokurorinë Speciale kanë realizuar sot një aksion të madh kundër kontrabandës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Të arrestuar kanë mbetur rreth 50 zyrtarë policor, të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim i autoritetit zyrtar’.
Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.
Kjo është bërë e ditur nga komunikata e përbashkët e lëshuar për media nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Mësohet se operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë.
Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.
Ndërkohë, bëhet me dije se IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites.
/GazetaInsajderi
Lexo edhe: