Operacioni policor për "Vidovdan", IPK-ja konstaton se Policia e Kosovës veproi komplet sipas rregullave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni policor për “Vidovdan”, IPK-ja konstaton se Policia e Kosovës veproi komplet sipas rregullave

    Insajderi
    28 June 2025 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion monitorues në Graçanicë dhe Gazimestan gjatë manifestimit të “Vidovdanit”.

    Ekipet e IPK-së ndoqën menaxhimin e rendit publik dhe zbatimin e planit operativ policor, duke vlerësuar se nuk u identifikua asnjë parregullsi apo sjellje e papërshtatshme nga zyrtarët policorë.

    IPK theksoi profesionalizmin dhe zbatimin efektiv të planit të Policisë së Kosovës, si dhe u zotua të vazhdojë monitorimin e pavarur për të siguruar transparencë dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark