
22 persona janë arrestuar gjatë një operacioni të madh anti-drogë, i koduar me emrin “Qielli i Thyer” që është realizuar të martën në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, shkruan Insajderi.
Gjatë këtij aksioni, në të cilin ishin angazhuar 600 policë, janë arrestuar 22 persona të dyshuar, të cilët janë paraqitur sot para trupit gjykues.
Gazeta Insajderi ka siguruar ekskluzivisht emrat e të arrestuarve në këtë operacion:
Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigrani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.
Insajderi kishte raportuar detaje për dy nga personat e arrestuar. Biznesmenët Lorik Tigani dhe Onur Vizdik.