Operacioni shpëtimtar në Mirushë përfundon me sukses, i lënduari dorëzohet te ekipet mjekësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni shpëtimtar në Mirushë përfundon me sukses, i lënduari dorëzohet te ekipet mjekësore

    Insajderi
    20 July 2025 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacioni në Kanionin e Mirushës.

    Sipas ShKShMK-së, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë dhe është dorëzuar te ekipet mjekësore.

    “Operacioni Mirusha ka përfunduar me sukses, personit të lënduar i është dhënë ndihma e parë duke e evakuuar dhe dorëzuar te ekipet mjekësore”, thuhet në njoftim.

    Gjatë ditës, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ishte njoftuar se një person ishte lënduar në Kanionin e Mirushës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark