Operacioni “The Wanted” çon në arrestimin e shqiptarit që trafikoi drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Operacioni “The Wanted” çon në arrestimin e shqiptarit që trafikoi drogë

    Insajderi
    01 July 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare që akuzohet nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari, nëpërmjet rrugës detare.

    Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, dhe shkëmbimit të tij në kohë reale, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Paris, në kuadër të kësaj faze të operacionit “The Wanted”, policia franceze lokalizoi dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, P. D., 50 vjeç.

    GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

    Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi P. D., në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale.

    Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Francë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të 50-vjeçarit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark