Opinioni "shfajësues" i Dimal Bashës që përmendi në konferencë, e akuzonte diplomacinë e atëhershme për diçka që Qeveria Kurti dështoi ta bënte që katër vite- padinë kundër Serbisë në GJND - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opinioni “shfajësues” i Dimal Bashës që përmendi në konferencë, e akuzonte diplomacinë e atëhershme për diçka që Qeveria Kurti dështoi ta bënte që katër vite- padinë kundër Serbisë në GJND

    Insajderi
    28 August 2025 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, në një konferencë për media doli që të shfajsohet për pamfletin me përmbajtje skandaloze kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku figuron bashkëautor.

    Basha si formë shfajësimi në konferencë ka përmendur edhe një opinion të tijin të botuar para 15 vitesh sa ishte student në SHBA për raportin e Dick Marty-t, me titullin “Kosovës i duhet një Dick!“, shkruan Insajderi.

    Basha në këtë opinion të botuar në mediumin Telegrafi akuzon diplomacinë e atëhershme që s’kishte ngritur padi për gjenocid ndaj Serbisë, duke kërkuar që Kosova ta ketë një “Dick shqiptar“, që asocion në gjuhë seksiste.

    “Versioni i Dick-ut Shqiptarë duhet të angazhohet që t’i eliminoj gabimet e njëpasnjëshme të diplomacisë sonë të dështuar.

    Nën një, Kosova nuk e akuzoi Serbinë për krime lufte, gjenocid, dhe krime kundër njerëzimit para GJND-së. Cilido që do të ishte mendimi i gjykatës, Kosova do të përfitonte sepse mediat do të mbulonin këtë lajm me tituj se “Serbia akuzohet për krime lufte”. Do të ishte një sulm diplomatik i Kosovës që do të vendoste Serbinë në një pozitë defanzive. Një fjalë e vjetër thotë, “sulmi është mbrojtja më e mirë”. Kurse sot, për shkak të diplomacisë së dobët, ne gjendemi në një pozitë ku duhet të mbrohemi nga thashethemet e një “sharlatani”, siç e quan Dick Marty-in, Edi Rama, lideri i opozitës ne Shqipëri. Me angazhimin e një Dick-u nga qeveria jonë, ne do të kemi një sulmues që i mundëson Kosovës që pjesën e dytë ta zhvilloj në pjesën e Serbisë“, thuhej ndër të tjera në opinionin e Bashës.

    Ndonëse është pjesë e planprogramit qeverisës, konkretisht pika 2.2.3 Adresimi i gjenocidit dhe krimeve të kryera gjatë luftës dhe vlerave të mbrojtura me të drejtë ndërkombëtare, Qeveria Kurti ka dështuar që ta bëjë një gjë të tillë.

    Njëkohësisht, do të përgatisim padinë kundër Serbisë për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Po ashtu, do të angazhohemi në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale. Nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, do të bëjmë identifikimin dhe promovimin e proceseve të ndryshme që do t’u garantojnë viktimave të krimeve të drejtën për drejtësi dhe për të vërtetën. Ndër të tjera, do të zhvillojmë një platformë reparative, e cila do të synojë përllogaritjen e dëmeve njerëzore dhe materiale të shkaktuara gjatë luftës”, thuhet në planprogram qeverisës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark