"Opo ç’bëhet ...", Sara “nxjerr zbuluar” VIP-at shqiptarë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Opo ç’bëhet …”, Sara “nxjerr zbuluar” VIP-at shqiptarë

    Insajderi
    02 October 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sara Gjordeni ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke hedhur dritë mbi një fenomen që duket se ndodh edhe në mesin e personazheve publikë shqiptarë.

    Në disa postime në Instagram, ajo shprehet e habitur pse shumë profile të showbiz-it nuk i hapen më, duke i dalë “user unavailable”, megjithëse sipas saj, ajo nuk i ka bllokuar kurrë.

    “Ka vetëm një shpjegim”, shkruan Sara. “Edhe të famshmit kanë profile fake si njerëzit e thjeshtë, me të cilët shajnë e ofendojnë të tjerët. Këtë e bëjnë pa e ditur se llogaria fake është e lidhur me profilin kryesor dhe dalin edhe aty të bllokuar.”

    Ajo vijoi duke theksuar se nuk po u referohet llogarive të vogla, por vetë emrave me 500 mijë deri në 2 milionë ndjekës.

    “Opo ç’bëhet, se unë as ju kam ngacmuar ndonjëherë”, shton me ironi Gjordeni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark