Deputetët e opozitës australiane kanë thënë se do të bllokojnë planin e kryeministrit për të mbajtur një votim kombëtar mbi legalizimin e martesës së të njëjtës gjini.
Malcolm Turnbull ka premtuar për të vënë çështjen në një votim jo të detyrueshëm vitin e ardhshëm, njofton Klan Kosova.
Por kritikët, përfshirë shumë përkrahësve të martesave të të njëjtit seks, thonë se parlamenti duhet të marrë vendimin vetë.
Parlamenti do të vazhdojë të votojë nëse do të mbajë referendum, por pa opozitën dhe mbështetjen nuk ka gjasa të kalojë në Senat.
Zotri Turnbull ende nuk ka thënë nëse do të lejojë deputetëve zgjedhje të lira parlamentare në vend, ashtu si dëshiron opozita.