Pas vendimi për të bojkotuar seancat e Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të partive opozitare – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën – nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin pjesë as në mbledhjet e kryesisë.
Kryesia është mbledhur para disa minutave për të diskutuar rreth seancës së ardhshme të kuvendit.
Pas rreth gjashtë muajsh protestë në Kuvend, partitë opozitare kanë vendosur që të bojkotojnë seancat duke thënë se Kuvendi i Kosovës ka humbur legjitimitetin/Insajderi.com