Përfaqësuesit e opozitës nuk po marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit që ka nisur të mbahet të enjten.
Në këtë mbledhje janë paraparë 8 pika të rendit të ditës.
Në rend të ditës janë pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare si dhe përgatitjet për seancë plenare të re të radhës.
Opozita po vazhdon t’i bojkotojë punët e Kuvendit për shkak të bllokimit për themelimin e komisionit hetimor për energjinë, të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK)