Vetëvendosje dhe Oda Ekonomike demantojnë kryeministrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje dhe Oda Ekonomike demantojnë kryeministrin

    Insajderi
    16 April 2016 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i komunës se Prishtinës, Dardan Sejdiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se deklaratat e kryeministrit Mustafa nuk qëndrojnë dhe se, sipas tij, Kosova jo që nuk ka zhvillim të duhur ekonomik, por vazhdon të jetë shteti me i varfër në Evropë.

    “Rreth 40 % e popullatës, e cila është në gjendje të punojë, është e papunë. Jemi duke folur për vendin, i cili e ka disbalancin më të madh tregtar në rajon dhe Evropë. Dymbëdhjetë fish më shumë importojmë sesa që eksportojmë”, ka thënë Sejdiu për Radio Evropa e Lirë.

    Sejdiu, duke folur për deklaratat e kryeministrit Mustafa, ka theksuar se ministrat e kabinetit qeveritar nuk janë të interesuar që të zgjidhin probleme ekonomike, por siç u shpreh ai “ata janë të interesuar të flasin për higjiena administrative”.

    Ndërkohë, edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, i bën thirrje kryeministrit që të mobilizohet për të dalë nga situate aktuale ekonomike, e cila sipas Gerxhaliut, nuk është ajo që Mustafa po pretendon.

    “Nëse e kemi këtë realitet të varfërisë ekstreme, nëse e kemi ketë shkallë të papunësisë dhe nëse kemi këtë rënie të investimeve të huaja dhe kemi këtë de-balancë me bilancin tregtar, vërtet, kemi shumë arsye më të mëdha për t’u mobilizuar për të dalë nga një situatë e krijuar, sesa për të shprehur eufori për rezultate të arritura”, tha Gerxhaliu.

    Gerxhaliu bëri thirrje për më pak eufori dhe më shumë paraqitje të realitetit, pasi kjo nuk i ndihmon situatës ekonomike të Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark