Opozita e Malit të Zi e pengoi fjalimin e kryeministrit duke e ofenduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Opozita e Malit të Zi e pengoi fjalimin e kryeministrit duke e ofenduar

    Insajderi
    14 May 2016 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e partisë Fronti Demokratik u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorisin “Millo, vjedhës”.

    Zoti Gjukanoviq u përgjigj duke thënë “ju lumtë juve, idiotë”.

    Kjo senacë e parlamentit ishte e fokusuar se si të gjendet zgjidhje për përfshirjen e përfaqësuesve të opozitës në disa ministri.

    Opozita e akuzon zotin Gjukanoviq për korrupsion.

    Prej vitit 1991, Gjukanoviq e ka udhëhequr Malin e Zi, vend me 650 mijë banorë, duke qenë president apo kryeministër.

    Mali i Zi praktikisht është pranuar në NATO, por kanë mbetur vetëm edhe çështjet formale, që ky vend me 650 mijë banorë, më vonë këtë vit ose vitin e ardhshëm, të bëhet anëtar me të drejta të plota në aleancën veriatlantike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark