Opozita fillon nesër protestat maratonike derisa vendi të shkojë në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita fillon nesër protestat maratonike derisa vendi të shkojë në zgjedhje

    Insajderi
    22 February 2016 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dështimi i zgjedhjes së presidentit të Kosovës do ta qonte vendin në zgjedhje, dhe ky është nga qëllimet e opozitës të cilët me protesta maratonike që do të nisin qysh të martën janë të vendosur ta arrijnë.

    Opozita tentoi edhe të hënën në mbrëmje të niste protestat duke thirrur aktivistët që të protestonin me muzikë, por që u penguan nga Policia e Kosovës.

    “Policia nuk e ka lejuar të mbahet aktiviteti siç ishte paraparë”, ka thënë Tinka Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Kurti i ka quajtur “aktivitete”, veprimet e opozitës që do të nisin nesër, por nuk ka dhënë informatë zyrtare nëse në kuadër të këtyre aktiviteteve të bëhet edhe vendosja e tendave.

    “Nesër ka me pas aktivitete të ndryshme”, ka thënë Kurti, për Insajderi.

    Në anën tjetër, për Rrokum Tv, lideri i AAK-së, që ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, ka pohuar se protesta e opozitës do të fillojë me 23 shkurt për të kulmuar me 27 shkurt.

    “Ne fillojmë nga nesër me prezencën tonë me kundërshtimin e vazhdueshëm e të përhershëm të qëndrueshëm në shesh. E këtij kundërshtimi do t’i bashkohen qytetarët nga e gjithë vendi edhe dot ë jetë një kundërshtim i përhershëm i vazhdueshëm”, ka thënë Haradinaj.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark