Tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – do t’i drejtohen sot Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të kërkojnë interpretim rreth kushtetuetshmërisë së votimit të Hashim Thaçit për president të vendit.
Këtë veprim ata po e ndërruarin meqë besojnë se gjatë procesit ka pasur shkelje procedurale dhe materiale.
Kërkesa në kushtetuese pritet të dërgohet në ora 14, ndërsa më herët është planifikuar që partitë të mbajnë një konferencë për media në orën 15 afër Teatrit Kombëtare.
Kërkesën në kushtetuese do të dorëzojnë deputetët Bali Muharremaj, Aida Dërguti dhe Enver Hoti./Insajderi