Opozita ia përgatit rrëzimin, Mustafa jep premtime për përmirësimin e jetesës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita ia përgatit rrëzimin, Mustafa jep premtime për përmirësimin e jetesës

    Insajderi
    07 May 2017 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka dhënë sot premtime për përmirësimin e jetesës në Kosovë në vazhdimësi të mandatit të tij që pritet të përfundojë një vit më vonë, edhe pse opozita ka përgatitur një mocion për rrëzimin e tij.

    Një mocion mosbesimi i iniciuar në Kuvendin e Kosovës nga partia opozitare Nisma për Kosovën, është proceduar në Kuvendin për ditën e mërkurë. E këtij mocioni përkrahje kanë deklaruar se do t’i japin edhe partitë e tjera opozitare, dhe disa deputet të PDK-së.

    Por, kryeministri Mustafa duket të jetë i bindur se mocioni do të dështojë.

    Gjatë shënimit të 27-vjetorit të themelimit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Ferizaj, Mustafa ka dhënë premtime për përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, raporton Insajderi.

    “Ky vend do të përfitojë sepse do ta zhvillojmë në mënyrë ekonomike. Nuk do të lemë që paratë publike të shkojnë në xhepat private, do ta përmirësojmë pozitën e pensionistëve, do ta përmirësojmë pozitën e nxënësve, do ta përmirësojmë pozitën e gruas, do ta përmirësojmë pozitën e të rinjve”, deklaroi kryeministri Mustafa.

    Mustafa foli edhe për progresin e arritur në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se në këtë qeverisje është arritur norma më e lartë të zhvillimit ekonomik në rajon dhe se këto të arritura, janë rezultat dhe përgjegjësi e të gjithë Qeverisë.

    “Kemi ndërmarrë reformat më të mëdha fiskale dhe më të suksesshme që ka marrë ky vend. Kemi siguruar buxhetin më të madh në histori. Kemi krijuar marrëdhëniet më të mira me institucionet financiare ndërkombëtare. Kemi luftuar dhe po luftojmë pakompromis krimin dhe korrupsionin në vend dhe dikujt po i vjen mërzi, por ne nuk do të ndalemi dhe nuk frikësohemi në asnjë rast”, tha kryetari Mustafa. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark