×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita kundër, nesër mbahet seanca për buxhetin e vitit 2025

    Insajderi
    10 November 2024 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për një seancë plenare, ku do të shqyrtohet Projektligji për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

    Seanca do të fillojë në orën 10:00 të paradites.

    Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 4 nëntor, opozita, përfaqësuar nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, ka paralajmëruar se nuk do ta votojnë buxhetin e propozuar për vitin 2025, i cili është vlerësuar në 3.6 miliardë euro.

    Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, ka deklaruar se ka shumicën parlamentare për ta miratuar këtë projektbuxhet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark