Opozita mobilizohet për rrëzimin e Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita mobilizohet për rrëzimin e Qeverisë

    Insajderi
    19 March 2016 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një tubim mobilizues për protestën e 26 marsit, tre liderët e partive opozitare në vend nuk kanë kursyer sot kritikat e akuzat për Qeverinë e Kosovës.

    Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, akuzoi kryeministrin Isa Mustafa dhe ish-zëvendësin e tij, tani president në ardhje, Hashim Thaçi, se e kanë shndërruar Kosovën në një vend të hajnisë.

    “Këta njerëz i kanë lënë qytetarët pa punë e pa të ardhura,  e besa edhe në borxhe të thella,” ka thënë Haradinaj para qytetarëve të mbledhur në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

    Haradinaj po ashtu ka përmendur edhe deportimin nga Kosova të anëtarit të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, duke thënë se një gjë e tillë është bërë nga Mustafa e Thaçi vetëm sa për të treguar fuqi.

    Në anën tjetër, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, tha se Mustafa e Thaçi jo vetëm që kanë zhgënjyer partitë opozitare por edhe vet votuesit e tyre duke ftuar për rrëzimin e qeverisë.

    “Gjatë gjithë kësaj kohe kemi hasur në një gjë: që të gjithë janë të pakënaqur nga ky regjim antikushtetues. Dhe tani mbetet vetëm një rruge: t’i japim fund këtij regjimi, të bashkohemi të gjithë pa dallime partiake ta rrezojmë këtë regjim antikushtetues”, ka thënë ai.

    Para të pranishmëve ka folur edhe Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, që ka thënë se Kosova po shndërrohet në një vend oligarkësh.

    Sipas tij, kjo qeveri është duke rrezikuar pasuritë natyrore, mirëqenien dhe ekonominë e vendit.

    “Largimi i tyre është i domosdoshëm, i ngutshëm dhe është i pazëvendësueshëm,” ka thënë Ymeri./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark