×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Opozita në Komisionin Hetimor: MPJD nuk po ofron dokumentacionet e kërkuara

    Insajderi
    04 July 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pozitë e opozitë janë përplasur në Komisionin Hetimor lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së. Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se kanë bërë reformë të thellë në këtë ministri nga viti 2019. Për këtë kanë reaguar deputetët e opozitës të cilët thanë se MPJD nuk po ofron dokumentacionet e kërkuara, ani pse disa herë kanë kërkuar materialet e nevojshme për hetim.

    Në mbledhjen e sotme të komisionit është mbajtur takim me tre ekspertët e angazhuar në këtë hetim. Këta të fundit kanë prezantuar listën e dëshmitarëve që do të dëshmojnë.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi është pajtuar me listën e prezantuar, veçse theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga komisioni.

    “Lista e dëshmitarëve për fillim është në rregull, por duhet patjetër që të ketë dëshmitarë të tjerë por kemi ngecje të dorëzimit të dokumenteve nga ministria e Punëve të Jashtme. Ka edhe shumë e shumë dokumente që ne kemi kërkuar. Prandaj përderisa nuk kemi të gjitha dokumentet nga kjo ministri, vlerësoj që kemi edhe vështirësi që të caktojmë listën finale të ekspertëve. E di që anëtarja ka bërë thirrje disa herë edhe zyrtarëve në ministrinë e Punëve të Jashtme që të dorëzojnë dokumentet, prandaj shfrytëzoj edhe sot që me mirësjellje të lusim ministrinë e Punëve të Jashtme që pavarësisht që e kanë detyrim ligjor që të sjellin të gjitha dokumentet e kërkuara”, deklaroi ajo.

    Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj tha se dy herë ka dërguar kërkesa në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që të sjellin dokumentet e kërkuara.

    “Këta (ekspertët) listën e kanë bërë veç në bazë të materialeve që i kemi prezent. Unë për sqarim prej mbledhjes së fundit që e kemi mbajtur, dy herë i kam kërkuar Manushit që t’i dërgojë ministrisë së Punëve të Jashtme email-a që të kompletohet materiali në mënyrë që edhe ne edhe ekspertët të mund të kompletojnë dosjen dhe të kompletojnë listën e dëshmitarëve që duan t’i thërrasin. Në mungesë të reflektimit dhe të sjelljes së komplet dokumentacionit ne kemi ngecje në punë edhe kështu afati po shkon”, u shpreh Kadrijaj.

    Për listën preliminare të dëshmitarëve, deputetja Jeta Statovci kërkoi që të përfshihen edhe anëtarët e komisionit në dhënien e propozimeve.

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se ministria e Punëve të Jashtme ka filluar një reformë të thellë nga viti 2019. Për çka ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës. Më tej, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha se që shtatë herë Ligji për Shërbimin e Jashtëm është shtyrë dhe nuk ka ardhur në kuvend.

    “Ju, PDK që ka qenë në pushtet, e cila ka udhëhequr me ministrinë e Punëve të Jashtme nuk e ka respektuar Ligjin për Shërbimin e Jashtëm, ligji që ka qenë në fuqi. Berisha: A është konstatim i komisionit hetimor a, ndonjë ekspertizë a? Pacolli: Sikur ta kishe përcjellur t’i punën e ministrisë, si e kam përcjellur unë e kishe ditur procesin. Musliu-Shoshi: Mua po më vjen keq, ti aspak nuk je duke e ditur e nderuar. Gjithçka që je duke folur është jashtë nivelit… (31:20) Pacolli: Ariana kur e ka bërë kërkesën, e ka menduar gabim. Musliu-Shoshi: Ti po më tregon çka është gabim e çka nuk është, kush je bre ti të me tregosh çka mendoj unë. Kap kthehu në temë nëse ke të flasësh diçka, mos u merr ti me mua”, kanë thënë ato.

    Debati ka vazhduar edhe më tej, kur kryetarja e Komisionit Hetimor, Time Kadriaj i tha abuzuese deputetes Pacolli.

    “Mos abuzo, se ti je abuzuese. Ti Fitore gjithë je abuzuese dhe dëshiron ta qesësh nga konteksti gjithçka. Prej mbledhjes së fundit dhe sot dy kërkesa i janë adresuar. Pacolli: Sikur ta kuptosh se çfarë do të thotë abuzim. Qeveritë e juaja kanë abuzuar me pushtetin, me paranë publike. Musliu-Shoshi: Abuzim për abuzim keni bërë ju, jo ne. Ministrat e tuaj e kanë shkelur Kushtetutën rend. Pacolli: Nëse ne dëshirojmë të vlerësojmë se si është bërë diplomacia dhe si është punuar, ne nuk mund me dy persona të tillë si ju të cilët nuk e kuptojnë procesin. Berisha: Ti je larg prej meje, mos hi në kualifikime personale, se ti nuk e din se kush jam unë”, kanë replikuar pozitë e opozitë.

    Pas kësaj përplasje, deputetet e pushtetit Jeta Statovci e më pas edhe Fitore Pacolli janë larguar nga komisioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark