Opozita në Turqi konteston rezultatin e referendumit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Opozita në Turqi konteston rezultatin e referendumit

    Insajderi
    17 April 2017 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia kryesore e opozitës në Turqi kërkon rinumërim të votave pas rezultatit të ngushtë të referendumit të së dielës, që i jep Presidentit Rexhep Taip Erdogan fuqinë ta zgjerojë ndjeshëm pushtetin e tij.

    Partia Popullore Republikane (CHP) ka ngritur pretendimin se procesi zgjedhor pati parregullsi të mëdha. Përpjekja e Erdoganit për presidencë ekzekutive arriti të triumfojë me vetëm pak më shumë se 51% të votave.

    Fitorja e tij u prit në të gjithë Turqinë sa me festime, aq edhe me protesta. CHP-ja refuzon ta pranojë triumfin e Po-së dhe kërkon rinumërimin e 60% të votave, duke kritikuar sidomos vendimin për t’i konsideruar të vlefshme fletëvotimet e pavulosura.

    Tre qytetet më të mëdha të vendit, Stambolli, Ankaraja dhe Izmiri, i thanë “Jo” ndryshimeve kushtetuese. Mbështetësit e opozitës dolën menjëherë nëpër rrugët e Stambollit duke përplasur tenxhere e tiganë, një formë tradicionale proteste kjo, ndërsa demonstrata të tilla të zhurmshme pati edhe në zona të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark