Opozita pro-kurde e Turqisë HDP tha të dielën që rezultatet referendumit për dhënien e fuqive gjithëpërfshirëse presidentit do të mbeten të paqarta deri sa apeli i Bordit të Lartë Elektoral për parregullsi në votime të jetë finalizuar.
“Rezultatet e referendumit janë një shenjë e qartë që një marrëveshje shoqërore nuk ia doli të arrihej. Dy kryesuesit tonë duke qenë të burgosur, referendumi duke u mbajtur në një gjendje emergjente, dhe tjerat masa shtypëse vënë hije dhe problem legjitim mbi votën”, ka thënë përfaqësuesi i HDP Osman Baydemir, shkruan Reuters.
Sipas agjencisë së lajmeve të udhëhequr nga shteti, votat “Po” po kryesojnë me 51.3 për qind me 99 për qind të kutive votuese të hapura.