Tre liderët politikë opozitarë kanë njoftuar fillimin e protestave 24 orëshe në Prishtinë para Kuvendit të Kosovës.
“Po fillon një etapë e re e kundërshtimit të përhershëm dhe do të fillojmë të qëndrojmë nonstop me tenda në shesh dhe kemi marrë leje nga Komuna”, ka thënë kryetari i AAK-së, Raush Haradinaj.
Visar Ymeri, kryetar i vetëvendosjes, ka thënë se po fillon protesta kundër regjimit antikushtetues.