Forcat opozitare siriane, të përkrahura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, kanë krijuar avantazh territorial duke iu afruar qytetit Manbij, në pjesën veriore të Sirisë, i cili kontrollohet nga grupi militant ISIS.
Observatoriumi për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka thënë mbrëmë se sulmuesit opozitar janë futur deri në 5 kilometra brenda Manbijit, një zonë që konsiderohet e rëndësishme për furnizimet e militantëve islamik.
Sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA-ja i kanë ndihmuar forcat opozitare, që janë një aleancë në mes të kurdëve dhe arabëve, që të shënojnë sukses të madh kundrejt pozicioneve të ISIS-it, gjatë javës së kaluar.
Kjo ofenzivë po ndodhë kur edhe forcat qeveritare siriane të përkrahura nga Rusia kanë shënuar sukses kundër militantëve në Krahinën e Rakas, që konsiderohet bastion i grupit militant ISIS./rel