Opozita thotë se po punohet për të iniciuar mocionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita thotë se po punohet për të iniciuar mocionin

    Insajderi
    19 April 2017 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mocioni i votëbesimit për qeverinë PDK-LDK duket se po bashkon edhe një herë opozitën. Nga AAK dhe NISMA, parti të cilat kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor, shprehen se mocioni është në përgatitje e sipër.

    Sipas tyre, nënshkrimet e opozitës janë mbledhur dhe tani po bisedohet me deputetët e pozitës të cilët u shprehën se përkrahin nismën për rrëzimin e qeverisë Mustafa. Atyre po u tregohet teksti i mocionit për të parë nëse kanë ndonjë vërejtje apo sugjerim.

    Deputeti nga Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi tha për Gazeta Metro se deputetët e pozitës janë duke shikuar përmbajtjen e këtij mocioni dhe po priten komentet e tyre.

    Mbetet të shihet nëse dikush nga deputetët e mazhorancës do të pajtohet me pjesët e këtij teksti, siç është: “ të gjithë janë duke e parë që qeveria ka dështuar në të gjitha planet e programet e saj dhe se si pasojë e kësaj qeverisje vendi ynë tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike”.

    Kurse, shefi i grupi parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj thotë se kjo parti ka dhënë mbështetjen maksimale për këtë nismë.

    “Ne si AAK i kemi dhënë gjithë mbështetjen tonë, duke i dhënë nënshkrimet tona, e duke pas kontributin edhe në përpilimin e tekstit të atij mocioni. Por besoj që edhe si opozitë jemi në një qëndrim që ky mocion duhet çuar përpara’, tha Lekaj.

    Kurse, sa i përket interesimit për këtë mocion nga deputetët e pozitës, Lekaj nuk ka preferuar të komentojë, njofon gazetametro.

    “Ka pas interesim edhe nga deputetë të pozitës për t’i dhënë mbështetjen, por unë nuk jam në pozicion që të flasë me tepër tani për tani”, tha shkurt Lekaj. Mirëpo, ai shton se  e mirëpret këtë mbështetje.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark