Janë publikuar imazhet brenda takimit të kryeministrit Kurti me liderët e partive opozitare.
Siç shihet në fotografi, Kryeministri Kurti ulë pranë vetës në krye të vendit, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Me këtë gjest Kurti ka lënë liderët opozitarë që i kishte mysafir në zyrën e tij të ulen në ulëset në vazhdim.
Pas përfundimit të takimit me krerët e partive opozitare (PDK, LDK dhe AAK), Kurti nuk u ndal për një prononcim për media. Mirëpo, nga larg iu përgjigj pyetjes së RTV21. “Shumë mirë”, tha Kurti kur u pyet si shkoi takimi me opozitën.
Në anën tjetër krerët e opozitës nuk thanë një gjë të tillë.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk mori siguri se Qeveria e Kosovës e di se në çfarë drejtimesh do të shkojë për ta mbajtur nën kontroll situatën në veri.
Ndërsa ai i LDK-së, Lumir Abdixhhiku tha se në takim me kryeministrin Albin Kurti, nuk pa plan për zgjidhjen e çështjes së veriut.
E, kreu u AAK-së, Ramush Haradinaj u largua disa minuta pas fillimit të takimit me Kurtin. Ai tha se kryeministri i mbante ligjerata dhe nuk tregonte dhe siç tha ai nuk sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën.