×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Opsioni i shumëkërkuar në TikTok që pak prej përdoruesve e dinë

    Insajderi
    13 February 2024 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një opsion në TikTok mund të mos e dinë shumë njerëz pavarësisht se është i nevojshëm nga të gjithë përdoruesit.

    Ekziston një opsion përmes së cilit në mënyrë shumë të thjeshtë ju ndihmon të shihni historinë e të gjitha gjërave që i keni shikuar në platformë. Ajo çfarë duhet të bëni është që të shkoni në profilin tuaj në ‘Home’ dhe më pas tek opsioni Search.

    Pasi të keni bërë këtë, atëherë tek tabela e kërkimit shkruani simbolin* dhe pas kësaj klikoni tek opsioni ‘search’ me ngjyrë të kuqe dhe do t’ju shfaqet historia e vidoeve që keni shikuar.

    TikTok ka prezantuar veçori të reja që e bëjnë atë të duket gjithnjë e më shumë si platforma më e njohur për video të gjata, Youtube. Këto ndryshime përfshijnë testimin e videove të gjata 30 minutëshe, vetëm disa muaj pasi filloi testimin e videove 15 minutëshe.

    Mundësia për të publikuar video më të gjata po cilësohet si shumë e përafërt me Youtube-n, platformë kjo në të cilën videot kanë tendencë të zgjasin më shumë se 10 minuta për shkak të fitimit më të madh. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që TikTok inkurajon përdoruesit të postojnë përmbajtje më të gjata. Teksa Youtube i paguan krijuesit më shumë se platformat e tjera, rishfaqja e së njëjtës përmbajtje në aplikacione të ndryshme ndodh shpesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark