Komitetit për Drejtësi dhe Liri Civile të Parlamentit Evropian (LIBE) ka njoftuar se sot, më 18 prill në planin e ditës do të jetë votimi i vizave për kosovarët.
Votimi parashihet të ndodh rreth orës 12:00-13:00, shkruan Gazeta Insajderi.
Ky votim do të ndodh pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.
Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/