Kanë mbetur edhe një muaj deri në fillim të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, garë e UEFA.
Kombëtarja e Kosovës ndodhet në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve së bashku me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, tanimë ka vendosur edhe orarin dhe stadiumet ku do të zhvillohen gjashtë ndeshjet e Kosovës.
Dardanët e nisin aventurën në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj Rumanisë më 6 shtator me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Vetëm tre ditë më vonë, të besuarit e Franco Fodas do të luajnë në udhëtim te Qipro. Sfida ndaj Qipros zhvillohet me fillim nga ora 18:00 më 9 shtator në AEK Arena në Larnaca.
Më 12 tetor të këtij viti, Kosova luan në udhëtim te Lituania me fillim nga ora 15:00 me kohën tonë lokale në Dariaus ir Gireno Stadium në Kaunas.
Ndërkohë vetëm tre ditë më vonë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë përballen me Qipron me fillim nga ora 20:45.
Në muajin nëntor Kosova e zhvillon ndeshjen e parë ndaj Rumanisë në udhëtim më 15 të këtij muaji në stadiumin National Arena në Bukuresht me fillim nga ora 20:45.
E ndeshja e fundit në Grupin 2 të Ligës C zhvillohet më 18 nëntor me fillim nga ora 20:45 ndaj Lituanisë në Prishtinë. /Telegrafi/