Orav për masat e BE-së ndaj Kosovës: Diskutimet brenda këshillit vazhdojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Orav për masat e BE-së ndaj Kosovës: Diskutimet brenda këshillit vazhdojnë

    Insajderi
    18 April 2025 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”.

    Ai përmendi rekomandimin e ish-përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, për heqjen e tyre dhe tha se diskutimet brenda Këshillit Europian vazhdojnë.

    “Kam frikë se nuk mund t’i japë një përgjigje përfundimtare kësaj pyetjeje. Siç e dini, ish-përfaqësuesi i lartë i rekomandoi këshillit në qershor 2024 heqjen e masave. Më pas, në dhjetor 2024, këshilli në konkluzionet e tij për zgjerimin deklaroi se BE-ja gradualisht do t’i heqë masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për të depërshkallëzuar tensionet në veri. Diskutimet brenda këshillit vazhdojnë dhe vendimi nëse masat do të hiqen përfundimisht i takon 27 vendeve anëtare të BE-së, pasi një vendim i tillë kërkon konsensus”, tha ai për Kosovo Online.

    Ambasadori Orav po ashtu thekson se kusht thelbësor për rrugën drejt BE-së si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë është normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i obligimeve nga dialogu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark