Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Orban anulon udhëtimet për shkak të përmbytjeve

    Insajderi
    16 September 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anuluar të gjitha “detyrimet e tij ndërkombëtare”, pasi vendi i tij pritet të përfshihet nga përmbytje të mëdha.

    Orban, i cili pritej të fliste këtë javë në Parlamentin Evropian, tha përmes një postimi në rrjetet sociale se, “për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe përmbytjeve të vazhdueshme… kam shtyrë të gjitha detyrimet e mia ndërkombëtare”.

    Shirat dhe përmbytjet kanë shkaktuar tashmë kërdi në disa pjesë të Evropës.

    Në Rumani, gjashtë persona u raportuan të vdekur në fundjavë.

    Çekia, Austria dhe Polonia raportuan për nga një viktimë dhe disa të zhdukur.

    Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karacsony, shkroi në Facebook se përmbytjet më të mëdha në një dekadë, priten të arrijnë në këtë qytet gjatë javës.

    Ekipet e emergjencës kanë mbushur qindra mijëra thasë me rërë për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit nga rritja e nivelit të ujit në lumin Danub. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark