ORCA alarmon për avancime të parregullta në UP – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ORCA alarmon për avancime të parregullta në UP

    Insajderi
    20 April 2017 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi i avancimit të profesorëve në Universitetin e Prishtinës është duke u karakterizuar me parregullsi të ndryshme, derisa dhjetëra profesorë që janë rekomanduar pozitivisht nga komisionet përgjegjëse konsiderohen se nuk kanë përmbushur kriteret e punimeve në revista shkencore ndërkombëtare.

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar se ka shqyrtuar 49 kandidatë për gradën “Profesor Asistent” të cilët janë rekomanduar për këtë pozitë nga komisionet vlerësuese. Prej tyre, ORCA konsideron se i përmbushin kriteret e punimeve në revista shkencore ndërkombëtare sipas nenit 177 të Statutit të UP-së dhe konsideron se rekomandimet e komisioneve janë të sakta.

    “Mirëpo në 21 raste, apo 42% të të rekomanduarve pozitivisht, ORCA konsideron se nuk i përmbushin kriteret e punimeve në revista shkencore ndërkombëtare sipas nenit 177 të Statutit të UP-së, Rekomandimit të Senatit të datës 22 qershor 2016 në bazë të cilit është hapur konkursi, dhe si rrjedhojë konsideron se rekomandimet e komisioneve janë të pasakta”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

    Nga këto 21 raste del se 11 raste të vlerësimit pozitiv janë kandidatë me punime në revista të dyshimta; 8 raste të vlerësimit pozitiv janë kandidatë që pjesëmarrjet në konferenca i kanë paraqitur si punime shkencore në revista shkencore ndërkombëtare; 2 raste nuk kanë fare punime, njofton ORCA.

    Përmes komunikatës, ORCA ka kërkuar nga Senati “që të mos i miratojë këta kandidatë dhe kësisoj të vendosë standard për avancime duke respektuar Statutin e UP-së dhe rregullat tjera që burojnë prej tij”.

    ORCA ka vërejtur disa problematika kryesore që sjellin te rekomandimet e gabuara të komisioneve vlerësuese dhe ato janë punimet në revista të dyshimta, mungesa e punimeve, rastet e konflikt të interesit, prezantimi i punimeve në konferenca sikurse të jenë publikime në revista shkencore, e të tjera.

    Të mërkurën, ORCA së bashku me një numër organizatash të shoqërisë civile kanë krijuar një koalicion për të mbrojtur Universitetin e Prishtinës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark