Orët e humbura mësimore do të kompensohen, Ministria e Arsimit publikon datat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Orët e humbura mësimore do të kompensohen, Ministria e Arsimit publikon datat

    Insajderi
    26 September 2021 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se në takimin e realizuar të Task-forcës në nivel MASHTI, ku përfaqësohet nga të gjitha institucionet relevante si: IKSHPK, SBASHK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, u rekomandua për kompensimin e ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë COVID-19.

    Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura mësimore.

    Kompensimi i 18 ditëve të mësimit të humbura për vitin shkollor 2021-2022, do të bëhet si në vijim:

    Dhjetë ditë të mësimit të zëvendësohen-mbahen të shtunave, duke filluar me datat e shënuara më poshtë:

    Në muajin tetor, 2021 me datat: 9.10.2021 dhe 23.10.2021;

    Në muajin nëntor, 2021 me datat: 06.11.2021 dhe 20.11.2021;

    Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);

    Në muajin janar, 2022 zëvendësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;

    Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.

    Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvendësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

    Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvendësimi bëhet me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.

    Për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor, zëvendësimi do të bëhet me datat: 20.06.2022, 21.06.2022, 22.06.2022, 23.06.2022 dhe 24.06.2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark