×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Orët inteligjente, Apple udhëheq bindshëm

    Insajderi
    06 March 2019 - 08:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Orët inteligjente u rritën me 55.2% krahasuar me një vit më parë. Apple është lideri i qartë me 16.2 milion njësi të shitura në tre mujorin e fundit të 2018-ës.

    Ndryshe nga mendimi i përgjithshëm, adoptimi i orëve inteligjente, rripave të fitnesit dhe gjurmuesve të aktivitetit është në rritje në mbarë botën.

    Sipas IDC, tregu u rrit me 31.4% në mbarë botën në tre mujorin e fundit të 2018-ës duke arritur në 59.3 milionë njësi. Në terësi gjatë 2018-ës u shitën 172.2 milion njësi, një rritje me 27.5% krahasuar me 135 milion njësitë e shitura në 2017.

    Firma analitike IDC thotë se rritja në tre mujorin e fundit erdhi si rezultat i prezantimit të modeleve të reja në Dhjetor. Popullariteti i kufjeve wireless si Apple AirPods, Google Pixel Buds dhe Bose QC35II gjithashtu ishte një faktor i rëndësishëm. Vetëm ky grup kapi 21.9% të tregut në 2018-ën.

    Orët inteligjente u rritën me 55.2% krahasuar me një vit më parë. Apple është lideri i qartë me 16.2 milion njësi të shitura në tre mujorin e fundit të 2018-ës. 10.4 milion ishin orë Apple Watch ndërsa pjesa tjetër 5.8 milion AirPods dhe kufjet Beats.

    Gjatë 2018-ës shiti 46.2 milion njësi. Xiaomi rrëmbeu vendin e dytë me 7.2 milion njësi shitur në tre mujorin e katërt. Gjatë gjithë vitit shiti 23.3 milion njësi një rritje me 43%.

    Këtë tre mujor Huawei vinte në vendin e tretë me 5.7 milion njësi por gjatë viti shiti vetëm 11.3 milion njësi, më pak se Fitbit me 13.8 milion njësi.

    Ky i fundit kishte vendin e katërt në tre mujorin e katërt të 2018-ës me 5.5 milion njësi të shitura.

    Së fundi vjen Samsung me 4 milion njësi të shitura në tre mujorin e fundit të 2018-s dhe 10.7 milion njësi gjatë gjithë vitit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark